Aplikacion
Sipas avokatit të Ferrunit, gjykata nuk vuri pikëpyetje për deklaratat e ambientalistit, që do të thotë se nuk kemi të bëjmë me shpifje.
“Pafajësia nuk vlen nëse vidhen shqiptarët. Kauza është të shpëtohen 70 mln euro të shqiptarëve që po shpërdorohen. Aty janë dy TEC-e që nuk funksionojnë, edhe nëse funksionojnë kanë kosto shumë të lartë.” u shpreh Ferruni për kamerat.
Padia e z.Ferruni lidhet me dy termocentrale ujore të KESH në Vlorë, që krijojnë energji me naftë ndërkohë që qëndrojnë në det. Ambjentalisti Ferruni ishte i vetmi që kundërshtoi projektin dhe tregoi se ato anije nuk ishin inovative por të krijuara dhjetra vite më parë, me kosto dhe ndotje të lartë.
Ai përgënjeshtroi edhe ministren Balluku, e cila pati thënë se ato do të punojnë me gaz, por Ferruni tha se ato punojnë me naftë. Kështu kostoja e tyre si në mjedis si në vlerë do të jetë shumë më e madhe nga se është thënë.