Aplikacion
“Nëse dy javët e fundit na kanë treguar diçka, është se populli ukrainas nuk do të dorëzohet. Dhe shumë njerëz rusë, përfshirë shumë ushtarë rusë, nuk e duan këtë luftë”, tha Thomas-Greenfield në një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Thomas-Greenfield shtoi se “Putini është qartësisht i gatshëm të sakrifikojë jetën e mijëra ushtarëve rusë për të arritur ambiciet e tij personale”.
“Ne kemi paralajmëruar Moskën për javë të tëra se, në fund, Rusia do të jetë më e dobët, jo më e fortë, për nisjen e kësaj lufte. Kjo tashmë po rezulton e vërtetë. Pyetja është se sa shkatërrim është i gatshëm të shkaktojë presidenti Putin për këtë gabim të madh?”, tha ajo.
Në fjalët e saj, Thomas-Greenfield tha se SHBA-të janë “të indinjuar nga sulmet e Moskës mbi civilët ukrainas në luftën e saj të paprovokuar dhe të pajustifikuar kundër popullit ukrainas” dhe shprehu shqetësim në rritje “për mbrojtjen e civilëve në këtë konflikt.”
Ajo tha se homologu i saj polak i tha se 100 refugjatë në minutë po kalonin nga Ukraina në Poloni./ Zoom.al/