zoom

Të gjitha

Alma Bektashi ndahet pas 25 viteve martesë! Bashkëshorti në një lidhje me një psikologe 20 vite më të re

Ajo është një nga emrat më të njohur në vendin tonë. Është fjala për këngëtaren e mirënjohur, Alma Bektashi, e cila është munduar që jetën e saj private ta mbaj larg syrit të publikut.

Për familjen e aj, Alma ka folur shumë rrallë. Martesa e saj ka qenë dikur mjaft e komentuar për faktin se bashkëshorti i saj, Sokol Stafa vendosi që të linte vendlindjen e tij Tiranën, për të jetuar në Prishtinë.

Mirëpo, duket se çifti i kanë dhënë fund martesës së tyre 25-vjeçare. Burime për Panorama Plus bëjnë me dije se Sokoli e ka tradhtuar këngëtaren. Ai ka krijuar një lidhje dashurie me një psikologe 20 vjet më të re.

Ndërkohë në profilin e Instagram-it të Almës, vihet re se ajo nuk ka më asnjë fotografi me bashkëshortin. Dyshja janë prindër të dy fëmijëve, një vajze të quajtur Anisa dhe djalit më të vogël Orest.