zoom

Politikë

Alibeaj nxjerr një tjetër kandidat, ja kush do të kandidojë për Kamzën

Zbulohet një tjetër emër nga grupi I Enkelejd Alibeajt ne Partinë Demokratike për zgjedhjet lokale.

Fjala është për bashkinë Kamëz ku është vendosur të kandidojë drejtuesi aktual i degës, Bilbil Bajraktari.

Bajraktari do të jetë kandidati që do të garojë më bashkinë bastion të së djathtës nën siglën e PD përballë kryetarit të zgjedhur, Rakip Suli i PS.

Bajraktari është kandidati i 5 që zbulohet nga PD për garën elektorale të 14 majit për pushtetin lokal.