zoom

Slider

Alarm tek Zvicra, kapiteni Xhaka rrezikon çerekfinalen ndaj Anglisë

Kapiteni i Zvicrës Granit Xhaka rrezikon të jetë jashtë fushës për ndeshjen ndaj Anglisë.

Mesfushori ka treguar se po përballet me një lëndim muskulor dhe nuk ka marrë pjesë në seancën stërvitore të së enjtes.

Ai e ndjeu sërish lëndimin muskulor në ndeshjen ndaj Italisë, por Xhaka shpreson që të jetë i gatshëm plotësisht për Anglinë.

“Ne i praktikuam penalltitë para ndeshjes me Italinë. Në gjuajtjen time të parë ndjeva diçka në këmbën time”, tha Xhaka.

“Kjo është arsyeja pse nuk u paraqita në stërvitje të enjten. Të premten në seancën e fundit stërvitore gjithçka ishte mirë përsëri.

Por gjatë ndeshjes unë e ndjeva atë sërish pas 15 minutave. Fatmirësisht ne kemi një staf mjekësor shumë të mirë të cilët më dhanë diçka për të. Unë isha në gjendje pastaj të luaj gjithë ndeshjen, që ishte e rëndësishme për mua.

Ne do të bëjmë disa teste të hënën për të parë saktësisht se çfarë është, por unë kam shtatë ditë tani për t’u rikuperuar plotësisht”, përfundoi Xhaka.