Aplikacion
Arrestimi i tij Manhattan vjen disa muaj pasi iu bastisën të dy nga pronat e tij në Los Angeles e Miami në mars, si pjesë e një “hetimi në vazhdim” për trafikimin e seksual nga autoritetet.
Avokati i Combs, Marc Agnifilo, tha se ishin “të zhgënjyer” dhe se klienti i tij ishte një njeri i pafajshëm.
Muzikanti është përballur me një sërë akuzash nga sulmi seksual deri te abuzimi, duke përfshirë edhe ish-partneren e tij Casandra “Cassie” Ventura.
Ai ka mohuar të gjitha pretendimet ndaj tij. Arrestimi i tij u bë në lidhje me një hetim në vazhdim nga zyrtarë të sigurisë kombëtare të SHBA-së, thanë burime të shumta të zbatimit të ligjit për CBS.
Prokurori i SHBA-së për Distriktin Jugor të Nju Jorkut Damian Williams konfirmoi arrestimin në një deklaratë të hënën mbrëma.
“Më herët këtë mbrëmje, agjentët federalë arrestuan Sean Combs, bazuar në një aktakuzë të mbyllur të ngritur nga SDNY,” tha prokurori.
Ai tha se zyra planifikon të zbardhë aktakuzën të martën në mëngjes dhe ne “do të kemi më shumë për të thënë në atë kohë”.
Combs përballet me një sërë padish civile, duke përfshirë akuzat se ai përdhunoi një vajzë të mitur dhe u përpoq të detyronte një producent të bënte seks me një burrë tjetër.
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në 10 vjet përballë ndryshimeve klimatike