zoom

Bota

Akuzat për abuzim seksual, mbyllet në paraburgim aktori i njohur Gerard Depardieu. A do arrestohet?

Aktori francez Gérard Depardieu, është thirrur mëngjesin e sotëm në një komisariat policie dhe është mbajtur në paraburgim, në lidhje me akuzat për dhunë seksuale ndaj dy grave.

Edhe pse nuk cilësohet si arrestim zyrtar, në paraburgim, aktori i cili është 75 vjeç, do të merret në pyetje për dy çështjet.

Faqja investigative, “Mediapart”, zbuloi më parë dëshmitë e 13 grave që akuzojnë aktorin simbol të kinemasë franceze për abuzim dhe dhunë të karakterit seksual.

Por, ai refuzon gjithçka. Depardieu është tashmë i hetuar që nga viti i kaluar për përdhunim dhe sulm seksual dhe këto dëshmi të reja, të cilat do të kishin të bënin me abuzimet e kryera mes viteve 2004 dhe 2022, gjatë xhirimeve të 11 filmave ose serialeve televizive, janë shtuar tashmë në një dosje gjyqësore shumë komplekse.

Denoncueset janë aktore të njohura, ose pjesë e stafit të xhirimeve, teksa Depardieu i ka mohuar, duke i cilësuar si shpifje. /ZOOM.AL/