zoom

Të gjitha

Akuza për ngacmim seksual ndaj Pezës/ Blerta Tafani mohon letrën: S’është e imja

Spikerja e njohur Blerta Tafani ka reaguar pas publikimit të një letre që mbante emrin e saj, me akuza ndaj ish-drejtorit të RTSH-së, Alfred Peza drejtuar këshillit drejtues të televizionit.

Ajo ka mohuar të ketë bërë një ankesë të tillë dhe nuk ka pranuar të komentojë mbi shkresën, përderisa nuk mban firmën e saj.

“Unë mohoj të flas për një letër që po qarkullon ngado, por nuk mban firmën time,”- shprehet Tafani për newsbomb.al.

Në letrën e publikuar në media më herët flitej për sjellje të pahijshme dhe ngacmime seksuale nga ana e ish-drejtuesit të RTSH-së.

Alfred Peza dha sot papritur dorëheqjen nga detyra, duke falenderuar stafin për bashkëpunimin, ndërkohë që muaj më radhë është akuzuar nga opozita për “pengmarrjen” e institucionit. Të shumta kanë qenë edhe reagimet që kanë shprehur kënaqësinë për largimin e Pezës nga RTSH-ja./ Zoom.al