Aplikacion
Ashtu siç ishte paralajmëruar, deputeti Enkelejd Alibeaj në interpelancë parashtroi disa pyetje të cilave sipas tij duhet t’i jepen përgjigje.
Gjatë fjalës së tij, Alibeaj pyeti se pse u firmos për lirimin dhe përfitimit nga Amnistia Penale për 16 zyrtarë të dënuar për korrupsion. Mes të tjerash ai pyeti nëse ishin bërë konsultime me organet e drejtësisë. Ndërkohë, Manja tha se kanë përfituar nga Amnistia Penale 8 nënpunës dhe jo zyrtarë të lartë.
Fjala e Alibeajt:
Gëzuar ditën e Europës, të Europës të sundimit të ligjit, të Europës të demokracisë funksionale, të Evropës që mbron liritë dhe të drejtat e njeriut. Nuk ka më mirë sot ta fillosh me këtë interpelancë për të dhënë sqarime për publikun dhe për këdo tjetër se cilat ishin arsyet që në 4 prill, natën, 110 deputetët e disa bashkuan votat për të nxjerr të korruptuarit nga burim, bashkuan votat për të lënë protestuesit në burg.
E kam kërkuar këtë interpelancë me ministrin e Drejtësisë, se kështu e do rregullorja, duke qenë fare i ndërgjegjshëm që nuk është vetëm përgjegjësia e tij, është përgjegjësia është e këtij tjetrit. Në fakt e patë fare mirë se cila ishte përgjegjësia peale, me atë që patë se çfarë ndodhi dy ditë më parë. Unë nuk do të jap asnjë statistik nga ato të cilat mund të jenë pjesë e kërkesave, apo shpikjeve apo invencioneve politike, por i bazohem thjesht dhe vetëm asaj se çfarë media në këto 1 javë apo 2 javë menjëherë pas miratimit të amnistisë, mori në formë zyrtare.
Sipas të dhënave të bëra publike nga mediat, dhepo i them në respekt e në nder të tyre INA Media, BIRN, janë dz nga mediat më serioze të cilat i kanë marrë këto të dhëna dhe i kanë bërë publike. Sipas të dhënave të bëra publike, rezulton se nga ligji 33/ 2024, amnistia pra, kanë përfituar 40 të dënuar për ushtrim të ndikimit të paligjshëm të cilët përfitojnë falje dënimi, ndërsa 60 të tjerë të dënuar për vepra penale të korrupsionit, shkeljes së barazisë në tendera, apo shpërdorimi i dëtyrës, përfitojnë ulje dënimi. Zyrtarët që përfitojnë ulje dënimi, rezultojnë 16 fuksionarë publik të dënuar për korrupsion, 11 të tjerë të dënuar për shkelje të barazisë në tendera, 7 gjyqtarë, prokurorë të dënuar gjithashtu të dënuar për vepra penale të korrupsionit. Këta kanë dalë nga burgu ose kanë përfituar ulje dënimi. Ajo se çfarë publiku është i interesuar të di, çfarë detyrimi moral dhe politik i këtij parlamenti bash për t’i shërbyer publikut, ishte përse? Dhe përsenë do doja ta merrja si përgjigje nga përfaqësuesi i qeverisë nëse ka dinjitetin dhe merr kohë për t’i dhënë përgjigje këtyre pyetjeve:
Cilët ishin propozuesit e amendamenteve që u shqyrtuan dhe u miratuan në komisionin e ligjeve dhe në seancë plenare? Kujtoj këtu në komisionin e ligjeve u paraqitën disa amendamente, nga Ministria e Drejtësisë dhe asnjëri nuk i doli për zot. Cilat kanë qenë arsyet se përse u sugjerua dhe u miratuan këto amendamente?
Cili ka qenë qëndrimi i Ministrisë së Drejtësisë në lidhje me këto amendamente? A është kërkuar mendimi i institucioneve të drejtësisë, Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Këshillit Gjyqësorë, SPAK-ut? Në lidhje me amendamentet e propozuara kujtoj këtu që një nga pyetjet e para që i kam bërë në seancat online në komisionin e ligjieve lidhur me amnistinë ministrit të Drejtësisë, ka qenë a e ka konsultuar versionin fillestar dhe përgjigjja ka qenë po. Po amendamentet a u konsultuan me institucionet e drejtësisë?
A është analizuar nga Ministria e Drejtësisë numri i personave që do të përfitonin nga amendamentet e propozuara dhe të miratuara? A i janë përcjellë komisionit të ligjeve ose sancës të dhënat mbi numrin e përgjithshëm të personave që do të përfitonin nga drafti fillestar i projektligjit për amnistinë dhe nga amendamentet e miratuara? Kujtoj këtu që në mbledhjet e komisionit të ligjeve i kam kërkuar unë si anëtar i komisionit të ligjeve që të sillte listën e të gjithë të dënuarve që do mund të përfitonin nga amnistia dhe premtimi ishte po do ta sjell. Sot që flasim, si anëtar i komisionit të ligjeve, unë nuk e kam.
Fjala e Manjës:
Kjo interpelancë nuk ka asgjë urgjente. Sado të përpiqem të shpjegon të vërtetën ku do të besoni të vërtetën tuaj. Të respektojmë publikun, sepse nuk ka asgjë urgjente. Zbatimi i tij bëhet në respekt të asaj që është shkruar aty. Ju thatë ne nuk dimë gjë por i jemi referuar mediave. Sot flasin institucionet sepse amnistia zbatohet nga institucionet. To kanë peshën e zbatimit të ligjit. Pr ligji dhe qëndrimi i mazhorancës është paraqitur në draftin e paraqitur në Kuvend.
Amnistia është kompetencë e Kuvendit jo e Këshillit të Ministrave apo Ministrave të Drejtësisë. Ministri mban përgjegjësi politike vetëm për draftin që dorëzon, jo për ligjin që miratohet nga Kuvendi. Ata që kanë përfituar nga amnistia dhe janë dënuar nga GJKKO për korrupsion janë shtetas të zakonshëm ose nënpunës emrat e të cilëve do t‘i pasqyroj më poshtë. Asnjë prej tyre nuk është simbol korrupsioni.