zoom

Lajme

Alibeaj: Hetuesit e BKH u dëbuan nga Kryeministria, shkuan për dokumente! Atentatori i gjyqtarit…

Deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj, ngriti akuza të rënda nga foltorja e Kuvendit, për disa zhvillime të fundit penale dhe hetimore, duke thënë se mazhoranca po tenton të vendosë në kontroll drejtësinë, duke ngritur komisionin për punën e SPAK-ut, i paralajmëruar disa muaj më parë nga socialistët.

Gjatë interpelancës me ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja, për amnistinë penale, Alibeaj denoncoi se punonjësit e BKH janë dëbuar nga kryeministria ku kishin shkuar të marrin dokumente në funksion të punës hetimore.

Gjithashtu ai kujtoi se atentatori i gjyqtarit në Shkodër, që i vendosi tritol në banesë, ishte liruar nga Amnistia ditë para ngjarjes. Deputeti apeloi që kolegët të votonin Vettingun për politikanët, për të pastruar me rrënjë sistemin.

Fjala e Alibeajt:

“Asnjë referim nuk është bërë në SPKA për vitin e kaluar, Punonjësit e BKH dëbohen nga oborri i kryeministrisë se duan të shkojnë të marrin materialet atje. Klithmat e kryeministrit se do të ngrinte atë komisionin, po e ngre dhe parlamenti u bë palë. Ky është rreziku i madh. SPAK drejtësia e re janë në rrezik. Unë sot kam një thirrje për dy kategori, së pari për ndërkombëtarët, është një alarm i madhe për atë cfarë po ndodh për drejtësinë dhe për të ardhmen e këtij vendi.

Janë një shumicë e frikshme që treguan se nuk kanë asnjë cipë për të ndërmarrë cdo inciative natën për të goditur drejtësinë. Së dyti e kam për shqiptarët, e kam për 70% të shqiptarëve që sot janë të etur për drejtësi. Është në dorë të tyre që me votën e tyre të kuptojnë që do ta lënë në dorë të të korruptuarve apo do ta marrin në dorë.

Ju bëni pazar ditën e natën. Edi Rama ka bërë pazar për çështjen McGonigal, për çështjen e vëllait, për çështjen e inceneratorit brenda është ish-zv kryeministri Arben Ahmetaj, Ulsi Manja ka përgjegjësi për dosjen 184. Hiqni imunitetin dhe votoni vetingun, kjo është mënyra sesi luftohet korrupsioni. Nuk është në nivelin tim të them “shpirtlig”, nuk është në edukatën time familjare të them të tilla fjalë.

Një kod i heshtjes mafioze, duke iu kërkuar të dënuarve dhe atyre nën hetim, që mos të rrëfejnë. Kjo ishte porosi, se mbrojtja politike është e sigurt. Pëshpërima ishte e thjesht; mbajeni gojën mbyllur se pak kohë burg do të bëni. Amnistia e maskuar si akt falje mëshire, është një shfaqje hipokrizie ndaj partnerëve.

Nuk e di sa e vërtetë, është që është raportuar se të dyshuarit për vendosjen e tritolit në shtëpinë e Gjyqtarit, mund të jetë liruar nga amnistia. Ata u liruan para kohe nga ndëshkimi i ligjit, pa iu dhënë koha për të reflektuar. /ZOOM.AL/

Postime të lidhura