zoom

Aktualitet

Akuza e fortë e vëllait të Pëllumb Metës: Gruaja, strumbullari i vrasjes. Nipërit s’na flisnin!

Ramazan Meta, vëllain e Pëllumb Metës ka thyer heshtjen ndërsa ka folur publikisht.

Në një intervistë për “News24”, Ramazan Meta, xhaxhai i tre fëmijëve tha se këta të fundit nuk i flisnin fare. Ai fajësoi gruan e vëllait për të gjithë ngjarjen.

“Babën e kanë rehatuar ata. Nëna se di pse nuk ishte. Ata kanë në gjyq. Nuk kishim asnjë lloj marrëdhënie. Sa u bënë kaq, nuk kanë thënë asnjëherë mirëmëngjes! Vetëm djali i vogël. Nuk i linte nëna e tyre. Vetëm goca e madhe erdhi pasi ndodhi ngjarja.

E mësova lajmin nga djali i xhaxhait dhe më tha; Pëllumbi nuk më ka hapur telefonin. Unë makinën e pashë në rrugë. Më tha; shih një herë ore burri i dheut, se s’më del në telefon. Nuk kishim si ta kërkonim. Nuk dinim gjë. Hapa sytë kur do e shoh sot ose nesër, që t’i kthej përgjigje. Ata e paskan rehatuar, dhe ai nuk merrte më, s’jepte kurrkund.

Sa i kam parë çdo veprim nga larg, dilnin, burrë e grua. Diskutonin, flisnin për shtëpinë për gjërat. Vëllain kur e takoja, kur vinte në shtëpi, flisnim për punën, a u lodhe. Kaq! Si gjithë të tjerët.

S’di asgjë për fejesën. S’kam pasur asnjë lloj marrëdhënie me kunatën, as mirëmëngjes as mirëmbrëma nuk më thoshte. Ajo e di. Unë me vëllanë tim kam qenë shumë mirë, e kam takuar. Marrëdhëniet me vëllain i kam pasur të mira gjithmonë”, tha ai.

Teksa hedh dyshime të forta tek kunata si autore e krimit.

“Shkova dhe e pyeta dhe i thash si qëndron puna. Më tha se nuk ka ardhur. E pyeta; a ka marrë gjë me vete? Pasaportën. Po makinën i thashë? Po tha s’është këtu makina. Vetëm e shoqja e ka qëlluar. Fëmijët nuk mund të qëllonin me armë babain.

Ne nuk hynim dhe dilnim. Asnjë konflikt nuk kemi pasur. Ashtu i ka brumosur kalamajtë ajo, qysh i ka lindur dhe deri më sot që i çoi në gjykatë. Ajo është strumbullari i kësaj pune. Ku ka vëlla në botë që mos ta vuaj. Ma kallëzoni një!”, tha ai. /ZOOM.AL/