zoom

Aktualitet

AKU shton kontrollet në prag të festave, gjobiten 3 tregtarë në Berat, Shkodër dhe Vlorë

AKU ka shtuar kontrollet për sigurinë ushqimore, në prag të festave dhe rritjes së konsumit nga qytetarët, por edhe aktivitetit tregtar.

Tre subjekte në Berat, Shkodër dhe Vlorë, janë ndëshkuar me gjoba për mosplotësim të kërkesave ligjore.

“Nga kontrollet e kryera në qarqet Berat, Vlorë dhe Shkodër janë konstatuar në tre subjekte me natyrë aktiviteti “njësi tregtimi të produkteve ushqimore”, “market” dhe “njësi prodhimi dhe shpërndarje të qumështit dhe nënprodukteve të tij”, mangësi në sistemin e gjurmueshmërisë, mangësi në etiketim, mosplotësim të detyrave të lëna dhe produkte me afat të kaluar përdorimi”, njoftoi AKU.

Për këto shkelje evidentuara, trupat inspektuese kanë marrë masat administrative me gjobë në vlerën e 5’100’000 lekëve, teksa kanë kryer edhe bllokimin e 35 kg produkte të ndryshme ushqimore, të pasigurta për konsum me destinacion asgjësimin e tyre dhe 59 kg produkte të ndryshme ushqimore, deri në plotësimin e mangësive në etiketim.

Këtë prag festash fundviti, AKU ka intensifikuar kudo kontrollet për garantimin e sigurisë ushqimore. /ZOOM.AL/