zoom

Stil

“Sallata Jennifer Anniston”, një dekadë dhe vijon të jetë e famshme

Sallata e famshme e Jennifer Aniston në serialin “Friends” është bërë virale në TikTok. Aktorja 53-vjeçare konsumonte të njëjtën sallatë çdo ditë gjatë xhirimeve ku ajo njihej në rolin e saj si Rachel Greene. Kjo sallatë ka qëndruar e njëjta për dhjetë vjet, çdo ditë, i njëjti kombinim i barishteve, perimeve dhe drithërave.

Ja receta:

3,5 gota grurë bollgur të gatuar

2-3 kastraveca të vogla të copëtuara

1/2 filxhan majdanoz të grirë

1/2 filxhan nenexhik të copëtuar

1/3 filxhan qepë të kuqe të copëtuar

1/2 filxhan fëstëkë të copëtuar

1  kanaçe qiqra, të kulluara dhe të shpëlara (mund të piqen edhe në furrë)

Lëngun e një limoni

1/4 filxhan vaj ulliri ekstra të virgjër

Kripë dhe piper (për shije)

1/2 filxhan fetë buke të thërrmuar

Me kalimin e viteve, e ashtuquajtura “Sallata Jennifer Anniston” është modifikuar nga fansat e Friends në mbarë botën. Sidoqoftë, një version i recetës ka bërë xhiron e rrjetit në Instagram dhe TikTok, duke e bërë të vështirë të dallosh nëse është vërtet receta e vërtetë dhe origjinale. Aniston u bë e famshme për shkak të rolit të saj në Friends nga viti 1994 deri në 2004. Që atëherë, ajo është shfaqur në filma si; Ne jemi The Millers, Marley & Me, dhe Just Go With It./L.K

/Zoom.al