zoom

Lajme

Aktori i njohur i Hollivudit, që refuzon xhirimin e skenave intime dhe puthjeve: S’ma lejon feja!

Aktori i njohur i Hollivudit, Neal McDonough, refuzon të marrë pjesë në ndonjë skenë intime në punën e tij të aktrimit, madje refuzon edhe të puthë.

Aktori amerikan thekson se ai refuzon skenat e puthjeve për shkak të bindjeve të tij fetare. “Unë jam shumë fetar. Unë e vendos Zotin dhe familjen në radhë të parë dhe veten time në vend të dytë. Kjo është ajo që unë udhëhiqem”, tha ai.

McDonough thotë se është shumë i lumtur me gruan e tij Ruve Mcdonough dhe me të gjithë familjen.

“Unë nuk do të puth asnjë grua tjetër sepse këto buzë janë vetëm për një grua”, tha ai. Ai pretendon se puthja e një gruaje tjetër në film do të ishte tradhti për të. Refuzimi për të filmuar skena intime kishte qenë më parë një pengesë për karrierën e tij.

Duke folur për Closer Weekly, ai kujtoi se ishte shkarkuar nga Scoundrels te ABC për shkak të qëndrimit të tij.

“Isha i befasuar dhe ishte një situatë e tmerrshme për mua. Pas kësaj nuk munda të gjeja punë sepse të gjithë mendonin se isha një fanatik fetar”, tha ai. /ZOOM.AL/

Postime të lidhura