zoom

Të gjitha

Billy Porter “çmend” fotografët në ceremoninë e Grammy 2022

Billy Porter mori pjesë në edicionin e 64-të të mbrëmjes së çmimeve “Grammy”.52-vjeçari mori vëmendjen me një veshje tërësisht të purpurt, e cila përfshinte një bluzë elegante të Valentinos.

Aktori fitues i çmimit “Tony” kishte veshur gjithashtu një palë pantallona të hollë dhe doreza ndërsa pozonte për fotografët në tapetin e kuq.

Flokët e tij ishin të rregulluar në disa gërsheta të vogla që ishin të lidhura gjithashtu në një topuz të vogël. Porter më vonë vuri në kokë një kapelë pasi u ngjit në skenë për të prezantuar një nga çmimet e shfaqjes.

Porter gjithashtu ndau një sërë fotografish me ndjekësit në llogarinë e tij në Instagram, që ishin realizuar me miqtë e tij të dielën në mbrëmje./L.K

/Zoom.al