zoom

Të gjitha

Sean Penn tregon përvojën e tmerrshme në Ukrainë

Aktori dhe regjisori i Hollivudit Sean Penn është kthyer në shtëpinë e pas vizitës në Ukrainë teksa ishte atje për të xhiruar një dokumentar rreth pushtimit rus.

61 vjeçari kujtoi përvojën e paharrueshme të kalimit të kufirit nga Ukraina në Poloni në fillim të kësaj jave, teksa u shfaq në emisionin “Anderson Cooper 360°”.

“Ne kishim luksin që të mund të braktisnim një automjet me qira në anë të rrugës. Kjo ishte një gjë befasuese për mua, ishin kryesisht gra dhe fëmijë, disa në grupe dhe disa vetëm një nënë dhe fëmija i saj, pothuajse në të gjitha nga ato makina. Në disa raste, babai i linte dhe kthehej, sepse siç dimë që nga 18 deri në 60, burrat nuk duhet të largohen, duhet të qëndrojnë në rezistencën kundër Rusisë. Unë nuk pashë asnjë bagazh. Ishte sikur ata donin të besonin se do të ishin në gjendje të ktheheshin. Në disa milje që ecëm pasi braktisëm makinën tonë, nuk pashë një nga ato makina të lëvizte sepse ajo linjë ishte shumë e ngadaltë”, tregoi ai.

Penn  i cili është bërë një aktivist i profilit të lartë për çështje humanitare dhe politike gjatë  qëndrimit në Ukrainë takoi figura politike dhe ushtarake ukrainase si dhe me gazetarë rreth asaj që po ndodh sot. Së fundmi ai u takua edhe me presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky .

Variety raporton  se dokumentari i Penn ishte për Vice Studios, në bashkëpunim me Vice World News dhe Endeavour Content./L.K

/Zoom.al