zoom

Të gjitha

Aksidentohet në Serbi një autobus nga Kosova, 9 pasagjerë të plagosur

Të paktën 9 persona kanë mbetur të plagosur, si pasojë e një aksidenti të një autobusi nga Kosova. Bëhet e ditur se përplasja në fjalë ka ndodhur në Serbi.

Por fatmirësisht, Qeveria e Kosovës njoftoi se nëntë udhëtarët që u lënduan nga aksidenti janë jashtë rrezikut për jetë.

Gjithashtu është mësuar se aksidenti ka ndodhur rreth orës 22:00, në Kupci të Madh afër Krushevcit në Serbi.

“Kompania e udhëtimit ka nisur një autobus tjetër që t’i marrë udhëtarët që të vazhdojnë udhëtimin për në Graz. Zyrtari ynë ndërlidhës është rrugës për në spitalin e Krushevcit për t’i vizituar të lënduarit”, tha Qeveria e Kosovës.