zoom

Të gjitha

Aksidentohet Gazmend Paja

Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në rrugën e Kavajës në Tiranë. Një automjet që drejtohej nga E.K. është përplasur me një motor.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i këtij të fundit, aktori i njohur Gaz Paja. Ai është dërguar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

“Me datë 11.11.2021, rreth orës 11:08, në rrugën e Kavajës, mjeti me drejtues shtetasin E. K., është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin G. P.

Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit shtetasi G. P., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi Hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.