zoom

Aktualitet

Aksidenti tragjik me 8 viktima në Këlcyrë, 2 të arrestuar si trafikantë. Identifikohen 3 emigrantë

Aksidenti tragjik i Këlcyrës, ku makina me trafikantë dhe emigrantë klandestinë ra në lumin Vjosa, me pasojë 8 të vdekur, shkaktoi jo vetëm indinjatë qytetare, por edhe furtunë politike.

Çështja e sigurisë rrugore dhe të rendit, u rikthye në vëmendje, teksa deputeti Ervin Salianji theksoi se “Shqipëria është bërë han pa porta dhe Policia nuk e ka kontrollin e territorit”.

Ditën e sotme reagoi edhe Avokati i Popullit, duke kërkuar zgjidhje rezultative dhe masa.

Policia gjithashtu njoftoi se pas hetimeve intensive, 2 persona janë në vënë në pranga si pjesë e linjës së trafikimit, pas aksidentit tragjik me 8 të vdekur dje në Këlcyrë. ka edhe një të dyshuar të tretë, teksa shoferi nga Shkodra mbeti gjithashtu viktimë.

Tre viktima të identifikuar si pakistanezë. Por ende nuk ka identitete për të tjerët dhe po zbardhet dinamika. Besohet se viktimat janë pakistanezë dhe indianë. /ZOOM.AL/