zoom

Aktualitet

Trupat e shpërndarë, makina e bërë copash! Pamjet nga aksidenti me 8 viktima

Zoom.al sjell pamjet nga aksidenti tragjik me 8 viktima në Këlcyrë ku humbën jetën drejtuesi i mjetit nga Shkodra dhe 8 klandestinë.

Siç shihet në pamje trupat e viktimave janë të shpërndarë pranë makinë në shtratin e lumit Vjosë.

Ndërsa mjeti është bërë copash si pasojë e përplasjes. Mësohet se shoferi është pikasur nga një patrullë policie në orët e para të mëngjesit dhe në tentativë për t’u larguar ka shtuar shpejtësinë duke dalë nga rruga dhe ka “fluturuar” anës lumit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by zoom.al (@zoom.al)

Njoftimi i policisë:

Këlcyrë/Informacion paraprak

Rreth orës 04:00, në aksin rrugor Këlcyrë- Përmet, në afërsi të fshatit Kuqar, dyshohet se si pasojë e humbjes së kontrollit mbi drejtimin e automjetit nga drejtuesi, automjeti tip Benz ka dalë nga rruga dhe ka rënë në anë të lumit Vjosë.

Si pasojë e daljes nga rruga kanë humbur jetën 8 shtetas.( 7 shtetas dyshohet se janë nga vendet e treta dhe drejtuesi i automjetit nga Shkodra)

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili nën drejtimin e Prokurorit punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Gjithashtu në vendngjarje ndodhen Drejtori Vendor i Policisë, Drejtori i Departamentit për Kufirin, Drejtori i Policisë Rrugore dhe Drejtori i Rendit Publik.

Po në vendngjarje ndodhen dhe dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë.

Në përfundim të veprimeve të para do ketë njoftim më të detajuar.