zoom

Aktualitet

Aksidenti me 8 viktima në Këlcyrë, zbulohet identiteti i shoferit nga Shkodra

Është zbuluar identiteti i shoferit nga Shkodra, i cili drejtonte mjetin me 7 klandestinë brenda që doli nga rruga në aksin Këlcyrë- Përmet dhe përfundoi në anë të lumit të Vjosës.

Viktima është identifikuar si Sokol Ismeti, ndërsa ende nuk dihet identiteti i emigrantëve nga vendet e treta.

Dyshohet se makina ka fluturuar nga 100 metra lartësi në shtratin e lumit dhe për pasojë 8 personat në mjet kanë humbur jetën.

Paraprakisht mendohet se shkak i aksidentit ka qenë humbja e kontrollit të Benz nga ana e shoferit, Sokol Ismeti.

Njoftimi i policisë:

Këlcyrë/Informacion paraprak

Rreth orës 04:00, në aksin rrugor Këlcyrë- Përmet, në afërsi të fshatit Kuqar, dyshohet se si pasojë e humbjes së kontrollit mbi drejtimin e automjetit nga drejtuesi, automjeti tip Benz ka dalë nga rruga dhe ka rënë në anë të lumit Vjosë.

Si pasojë e daljes nga rruga kanë humbur jetën 8 shtetas.( 7 shtetas dyshohet se janë nga vendet e treta dhe drejtuesi i automjetit nga Shkodra)

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili nën drejtimin e Prokurorit punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Gjithashtu në vendngjarje ndodhen Drejtori Vendor i Policisë, Drejtori i Departamentit për Kufirin, Drejtori i Policisë Rrugore dhe Drejtori i Rendit Publik.

Po në vendngjarje ndodhen dhe dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë.

Në përfundim të veprimeve të para do ketë njoftim më të detajuar.