zoom

Aktualitet

Aksident tragjik në Itali, si u përplas për vdekje 43-vjeçari shqiptar

Një 43-vjeçar shqiptar humbi jetën tragjikisht në Itali, pas një aksidenti të shënuar në autostradën A20 në zonën e quajtur Acquedolci.

Aksidenti i rëndë ndodhi mbrëmjen e të dielës, kur shqiptari po kthehej nga puna me një furgon, i cili drejtohej nga një sipërmarrës.

Gjatë rrugës, furgoni ku udhëtonte 43-vjeçari u përplas me një kamionçinë, që kishte ndaluar buzë rruge prej një avarie.

Pas përplasjes, shqiptari mori plagë të rënda dhe u dërgua me urgjencë në Poliklinikën e Mesinës, me helikopter.

Ai iu nënshtrua një operacioni të gjatë dhe të vështirë. Mjekët u detyruan t’i presin këmbën, por sërish shqiptari nuk mbijetoi dot: sot mjekët njoftuan ndarjen e tij nga jeta.