zoom

Aktualitet

Aksident në Tiranë! Makina përplas 7-vjeçaren, shoferi largohet me shpejtësi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në kryeqytet. Një 32-vjeçar ka përplasur me makinë një vajzë të mitur.

Sapo ndodhi aksidenti, ai është larguar nga vendngjarja, por më pas është arrestuar.

“Vihet në pranga shtetasi B. F., 32 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin e tij, ka aksidentuar një shtetase të mitur 7 vjeçe dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes,” njofton policia.

Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të aksidentit. Nuk bëhet e ditur gjendja e 7-vjeçares.