Një aksident është shënuar ditën e sotme në afërsi të Qafës së Kasharit. Si pasojë e aksidentit është krijuar trafik i rënduar në autostradën Tiranë-Durrës.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë për të bërë të mundur devijimin e trafikut.
Nga aksidenti nuk raportohen viktima, ndërkohë që policia ka nisur menjëherë hetimet për të mësuar më shumë për shkaqet e tij.