zoom

Aktualitet

Aksident në Fier, furgoni përplas çiklistin

Një aksident ndodhi paraditen e sotme në rrugën Fier-Seman duke i rrezikuar seriozisht jetën një çiklisti. Burime zyrtare bëjnë me dije se ngjarja ndodhi në vendin e quajtur Fermë Çlirim, një 62-vjeçar me biçikletë u godit nga një furgon pasagjerësh.

Menjëherë pas ngjarjes ai u dërgua me urgjencë në Spitalin e Fierit ku edhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

Pak më herët, po në Fier ndodhi një tjetër aksident ku dy makina dolën nga rruga në aksin Fier-Vlorë, nga i cili u lënduan tre persona.