zoom

Aktualitet

Aksident tragjik në bypass-in e Vlorës, 35-vjeçari digjet brenda mjetit

Aksident tragjik në bypass-in e Vlorës, 35-vjeçari digjet brenda mjetit

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në bypass-in e Vlorës, ku janë përplasur tre automjete.

Si pasojë e përplasjes, dy prej makinave janë përfshirë nga flakët.

Raportohet se një person ka humbur jetën, ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të plagosur dhe po marrin ndihmë mjekësore.

Sipas informacioneve, viktima është djegur brenda një prej mjeteve të përfshirë nga zjarri.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, zjarrfikësit dhe ekipet e emergjencës, ndërsa rethanat e ngjarjes mbeten ende nën hetim./Zoom.al