zoom

Aktualitet

Aksident masiv në “Rrugën e Kombit”, karambolim i shumëfishtë dhe bllokim i aksit nga mjegulla

Një aksident masiv sapo ka ndodhur në aksin kryesor të “Rrugës së Kombit”, teksa shkak besohet koha e keqe dhe parakalimi i gabuar, që solli karambolimin e shumëfishtë.

Njoftohet se janë përplasur disa makina njëra pas tjetrës dhe deri tani raportohet se ka një i plagosur.

Gjithashtu nga aksidenti i shumëfishtë është bllokuar e gjithë Rruga e Kombit.

Grupi hetimor dhe Policia Rrugore ndodhen në vendngjarje, duke nisur hetimet, dërguar në spital të plagosurin dhe trajtuar të lënduarit lehtë, kurse dëmet materiale janë të shumta.

Pritet sqarimi i rrethanave dhe detajeve, teksa po pyeten të gjithë shoferët e përfshirë. Gjithashtu punohet për menaxhimin e trafikut, pasi fundjava ka fluks të madh lëvizjeje në të dy krahët.