zoom

Bota

Aksident i rëndë në Turqi/ Përplasen 4 autobusë, 99 persona nisen me urgjencë në spital (VIDEO)

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Stamboll, Turqi, ku janë përfshirë 4 autobusë duke shkaktuar 99 persona të plagosur.

Mësohet se fillimisht janë përplasur kokë më kokë dy prej autobusëve, ndërsa dy të tjerët janë aksidentuar më pas për shkak të bllokimit të rrugës. Në vendngjarje kanë shkuar ambulancat dhe forcat zjarrfikëse e policie, ndërsa të plagosurit u dërguan në spitale shtetërore dhe private për t’u ofruar ndihmën e parë, njoftoi prefekti i Stambollit Ali Gerlikaya.

Aksidenti ka ndodhur në një autostradë, sipas Anadolu Agency, në afërsi të urës që lidh anën evropiane dhe aziatike të Stambollit.

Videon e gjeni këtu:

http://https://youtu.be/cAVkgtwz1eQ