zoom

Aktualitet

Aksident i rëndë në Prrenjas/ Shoferi ndërron jetë në vend, plagoset rëndë pasagjerja

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mesditën e sotme në Prrenjas.

Një 43-vjeçar ka humbur jetën rreth orës 14:10, në fshatin Rrajcë Skënderbe, pas incidentit.

Policia njofton se shtetasi me inicialet Z.S., 43 vjeç, banues në Përrenjas duke drejtuar mjeti tip “Toyota “, ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë drejtuesi i mjetit ka humbur jetën.

Nga aksidenti është plagosur 1 pasagjere, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.