zoom

Aktualitet

Aksident i frikshëm në qendër të Tiranës. Shihni videon

Një aksident i ndodhur pranë ambasadës italiane në Tiranë shkaktoi dy të plagosur. Një makinë tip BMW që vinte nga Piramida në drejtim të Stadiumit Kombëtar goditi një autoveturë tjetër që lëvizte nga Liceu Artistik në drejtim të Kryeministrisë. Pamjet filmike të një kamera sigurie që disponon Zoom.al tregojnë dinamikën e plotë të ngjarjes. Mjeti tip BMW hyn në semafor me të kuqe dhe me shpejtësi dhe godet makinën tjetër, duke e spostuar disa metër dhe vetë rrotullohet në vend e merr flakë. Në momentin e përplasjes, mbi vijat e bardha po kalonin disa qytetarë, por për fat të mirë nuk u prekën nga makinat. Dy drejtuesit e makinave morën plagë të lehta. Shihni më poshtë videon e siguruar nga Zoom.al.