zoom

Aktualitet

Aksident i frikshëm në Fushë-Krujë, furgoni i fasonerisë karambolohet me veturën, 2 të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Fushë-Krujë-Krujë, ku një makinë është përplasur me një furgon fasonerie, e si pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur.

Nga informacionet e para mësohet se një nga të plagosurit është nisur drejt Spitalit të Traumës.

Mësohet se në aksident është përfshirë një autoveturë tip “Audi” me një furgon.

Të plagosur kanë mbetur Nezir Neziri, shofer i furgonit, dhe Gëzim Hoxha, shofer i “Audit”.

Ndërkohë drejt Traumës është transportuar Neziri.

Fatmirësisht në momentin e përplasjes furgoni ka qenë pa punëtorë. /ZOOM.AL/