zoom

Të gjitha

Ajola Xoxa nuk duron dot më, tregon lidhjen që ka pasur me Kastro Zizon në gjimnaz: Mes nesh…

Siç rrallë ndodh, Ajola Xoxa ka vendosur që ti japë fund thashetheme që bëhen kryesisht në rrjetet sociale, për një lidhje mes saj dhe këngëtarit Kastro Zizo.

Përmes një komenti në një nga postimet e saj në Instagram, Xoxa thotë se me Zizon kanë qenë në klasa paralele në gjimnaz, dhe e vetmja gjë që i bashkonte ishin olimpiadat e fizikës dhe muzika.

Ajo thotë se me Kastron jo vetëm që nuk kanë qenë kurrë të lidhur, por as nuk e kanë pëlqyer ndonjëherë njëri-tjetrin, dhe mes të dyve qëndron thjesht një respekt reciprok.