Aplikacion
Ajo u shpreh në Instagram, duke pretenduar se babai i saj “e bëri të ndihet e shëmtuar” dhe duke pranuar se dëmi psikologjik prej tij do të jetë gjithmonë aty duke ndarë një foto bardh e zi nga fëmijëria e saj duke thënë: “13 ishte mosha kur në fakt u ndjeva disi e bukur”.
Këngëtarja e cila është shtatzënë me fëmijën e saj të tretë, vazhdoi: “Mendoj se ditët e mia rebele ishin për shkak të faktit se gjithmonë duhej të isha perfekte dhe e bukur, pastaj shkova në ekstreme por në ato ditë rebele sinqerisht ndihesha tepër e bukur”! Britney më pas foli për periudhën se si jeta e saj është ndikuar nga babai Jamie, 69 vjeç.
“Një nga gjërat që më lëndoi më shumë … është se gjithmonë më thoshin se isha e shëndoshë dhe asnjëherë mjaftueshëm e mirë! Babai im më bënte gjithmonë të ndihesha sikur duhej të provoja … të provoja … të provoja. Ai shkatërroi thellë ekzistencën sime … atë që më bëri të ndihesha e bukur kur isha 13 vjeç … besimin tim … trurin tim … dialogun tim të brendshëm … dhe po edhe jetën time seksuale, të gjitha të rrënuara plotësisht! Ai më bëri të ndihem e shëmtuar. Më beso… të ndjehesh bukur është një botë krejt tjetër… e di sepse i kam provuar të dyja, u shpreh ajo./L.K
/Zoom.al