zoom

Të gjitha

52 vitet për Naomi Campbell janë thjesht numra/ “Pantera e zezë” shkëlqen në “Cannes 2022”

Vetëm 3 ditë më parë festoi 52-vjetorin, por vitet duket se nuk kanë aspak rëndësi për ikonën britanike të modelimit me famë botërore, Naomi Campbell.

Ajo tërhoqi objektivat e kamerave në tapetin e kuq falë edhe veshjes mjaft provokuese, në festivalin e filmit në Kanë, krahas shumë figurave të tjera të kinemasë dhe modës botërore.

Ikona e kinematografisë Sharon Stone shkëlqeu me një fustan jeshil smeraldi, pa rripa. Motivet e luleve po ashtu ranë në sy tek një e ftuar që takat i kishte në formë tulipani. Mes shumë yjeve u shfaq edhe supermodelja me famë botërore Bella Hadid. Festivali i filmit përfundon të Shtunën më 28 Maj, ku do të shpallet fituesi i Palmës së Artë prestigjioze./L.K

/Zoom.al

Postime të lidhura