zoom

Aktualitet

Ahmetaj nxjerr sërish Agasin: Po pse mo për këtë votojnë socialistët?! Ky e drejton Shqipërinë

Arben Ahmetaj ka hedhur akuza të forta ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku.

Gjatë intervistës në ‘Çim Peka LIVE’, Ahmetaj e akuzon Ballukun si ‘plaçkitëse’ dhe si njeriu që i ka shkaktuar buxhetit të Shqipërisë më shumë dëme së tërmeti shkatërrues i vitit 2019.

Gjithashtu Ahmetaj ka thënë se Partia Socialiste ka rënë në duart e duart e Ergys Agasit për të cilin ish-ministri ka thënë më herët se është njeriu që mban lidhjet e kryeministrit Edi Rama me bandat e krimit.

Çim Peka: Këtë e nderuar e besoni kur e thoni, apo…?

Ahmetaj: Patjetër…kujt do i takojë Shqipëria? Unë sot do i kthej përgjigje Yuri Kim, sot Shqipëria ka rënë në duart e krimit. Merr Partinë Socialiste, ka shumë socialistë, por s’ka parti. Është vetëm një organizatë e krijuar vetëm për t’i shërbyer një njeriu. Ka shumë socialist. Më thoni cfarë lidhje ka sot Partia Socialiste me qeverinë që praktikisht është bashkia1 dhe bashkia2 e dikurshme? Nuk ka lidhje. Sot praktikisht, koordinatorët politikë janë zëvendësuar me koordinatorë të krimit. Referojuni pak Encro Chat të SKY, fatkeqësisht për shkak të atyre dosjeve të ardhura në Belgjika dhe Franca dhe jo të nisura nga SPAK-u dhe unë do ta theksoj, kanë rënë katër qarqe elektorale, fatkeqësisht për ne që kemi lënë ditë, net, vit të tëra për të punuar me shumë qejf për Partinë Socialiste. Katër, ka rënë Shkodra, ka rënë Durrësi, ka rënë Elbasani, ka rënë Tirana. Po pse kjo është Partia Socialiste? Çfarë lidhje ka Partia Socialiste?

Peka: Kjo është. Vetëm ju se keni parë, kjo është Partia Socialiste.

Ahmetaj: Po pse mo, Partia Socialiste ka dalë të votojë për Gys Agasin që të komandojë Shqipërinë???

Peka: Kjo është, pse nuk e dije ti??

Ahmetaj: Jo mo, nuk e dija. Kur shkova në zgjedhje nuk e dija që do ndodhte kjo. Çfarë do Gys Agasi në Emirate me kryeministrin edhe në DAVOS, çfarë përfaqëson?

Peka: Është edhe në DAVOS?

Ahmetaj: Çfarë përfaqëson? Le t’i kthehem qytetarëve shqiptarë. Socialistëve, o miqtë e mi, diku më keni dash, diku më keni kritikuar, diku më keni urryer, emocione njerëzore. Për Gys Agazin keni votuar ju? Për Pirro Vëngun? S’ka gjë me Pirro Vëngun si krijesë, s’ka lidhje, sistemi i patronazhimit politik që duhet ta bëjë çdo parti, në atë vend është kthyer në sistemin e patronazhimit të bukës. Kërcënojnë punonjësit e administratës, në një rast shumë interesant, shumë interesant, është, nja dy miqtë e mi në Itali që erdhën na zëvendësuan thanë, na kërcënuan, kanë kërcënuar motrën time, tha, që motra dhe kunati të dalin në Milano për takim me kreun e organizatës. Nuk është kjo Partia Socialiste. E keni parë që hanë kokat e njëri-tjetrit? Unë s’jam më. Unë po e them sot, Encro Chat ka vërtetuar rënien e katër qarqeve elektorale të Partisë Socialiste. Dhe këtë shkojnë dhe merren me Bardh Spahinë, se babanë e tij ia kam njohur kur punoja te FMN dhe tek Instituti Demokratik Republikan. Ia kam njohur babain, burrë i nderuar, ndjesë pastë. Këta merren me Bardh Spahinë, këta dalin flasin për…ore një krim elektoral, a kanë çuar këta deri në fund një krim elektoral? Janë marrë me kryetarin e bashkisë së Rrogozhinës… një krim elektoral mo, SPAK-u, a po shkojmë në zgjedhje, a duhet të ketë zënë mend X – Y dhe Z-ta?

A po shkojë? Fola për partinë. Ti ke socialistë sot, më beso, komunikojnë me mua, socialistët, po flas për grupin parlamentar, një pjesë që është le të themi e vjetër, në kuptimin e eksperiencës, e vjetër në eksperiencë, të kapur për fyti, dikush i presuar, dikush i influencuar, dikush i lirë po revoltuar, një pjesë e tyre mezi presin që ky të bjerë. Është një ndjesi që dominon. Fola pë Partinë Socialiste. Sot po të shikosh nga ana e partisë, të shikosh qeverinë, sot qeveria është formati 5D i bashkisë së Tiranës, po nuk është 5D, është 5B. Plaçkitësja më e madhe në historinë e Shqipërisë të buxhetit të shtetit, ka emëruar 5 ministra, dy në bashkëpunim me eksponentët, 5 ministra për të plotësuar zinxhirin e plaçkitjes.

Po me ca po merret Pirro Vëngu? Merret me pronat e ushtrisë. Ma tha njeri brenda Ministrisë së Mbrojtjes që ky njeri po vjen vetëm se është i zellshëm për të dorëzuar pronat. E keni parë narrativën, ka filluar të flitet për Porto Palermon, është ai masturbimi turistik që tha Quest-i, në DAVOS, shpresoj që ta kenë parë shqiptarët. Pra, nderuar z. Peka, 5B-ja, ministri i financave është marrë nga strukturat e ish-Ministrisë së Infrastrukturës, dakord, Ministri i Brendshëm është histori më vete, kapitull më vete që, ‘for the record’. Kreu i organizatës, dikur, kur punonte si drejtor i hetimit tatimor e shkarkoi nga puna për korrupsion.

Postime të lidhura