Aplikacion
Gjatë intervistës së tretë në Çim Peka Live në SYRI TV, Ahmetaj theksoi se shqiptarët vetëm për një devijim të udhëtimit të Ramës nga Tirana për në Romë, kanë paguar 14 mijë euro.
Ahmetaj: Kam një episod më kreun e organizatës dhe një mikun e vet izraelit te kopshti i luleve. Se përveç kopshtit të Edenit, ka edhe dhomën e luleve ku ha. Më ka kërkuar në tryezë me mikun e vet, unë isha përpara daljes në Eurobond, në 2018, që t’ia kaloja borxhin privatish (private selement) mikut të vet. Ka këmbëngulur dy herë. I kam thënë nuk bëhet. Nuk është në interes të Shqipërisë. Është e paligjshme, kostot janë të fshehta, Shqipëria humbet dhe nesër e ka të pamundur të dali në tregun ndërkombëtar. Bëhet fjalë për 1-miliardë dollar. Që t’i shkonte borxhi publik një dorë një njeriu. Le të dalë ta kundërshtojë nëse do. Ndërkohë pasi këmbënguli u ktheva në ministri të financave, u ula me 3-4 nga punonjësit aty dhe për hirë të këmbënguljes timë për jo bëmë llogaritë. Pra, për këtë Altin ti duhet të më kishe hedhur mua në burg po ta kisha bërë. Pale të më kishe vënë edhe atë maskën, si të ai filmi, aty di ishe heroi i fëmijëve tanë. U ktheva te ai dhe i thashë nuk bëhet, përvec asaj ka edhe problem me ligjin. Atëherë ndryshojmë ligjin, tha. Jo, i thashë, ligjin unë nuk e prek, pëveçse vetëm me konsulencë të BB dhe FMN.
Vijmë të projekti Air Albania. Do ju sjell një gjë shumë interesante. Ky Air Albanian e ka falimentuar. Kreu i organizatës e ka falimentuar. Më vjen keq për pronarët, në respekt të qytetarëve, kam këtu bilancin e Turkish. Që nga 31 dhjetori, bëhet fjalë për 1 janar 2024 dhe është edhe viti 2023. Që nga 31 dhjetori i 2019, humbja e Air Albania, e cila tejkalon gjithë totalin e aksionit të grupit, pra grupit ku ishte krijuar Air Albania, nuk e fusin në këtë bilanc të konsoliduar është 20-milionë euro. Dhe vuri figuara e kombit si imazh. Shqiptarët kanë paguar nga xhepat e tyre për çarterin e tij. Aty jemi duke folë për devijim, nga Tirana për në Romë, një fluturim është 14 mijë euro. Sipas këtyrë dokumentave ky kapital është shkrirë. Le ta investigojnë dhe unë kërkoj të faluar nëse nuk është kështu. Ose le të më çojnë në gjyq për këtë. Meqë deshën dokumenta këta analistët që merr ti atje.
Për projektin e agregatëve në Vlorë nuk dua të ndaloj. Është një skandal korruptiv ku gjakderdhja financiare ende vazhdon. Le të mos e investigojë Altin Dumani, le të merret me pllakat e banjos së Erjolës, le t’i shkatërrojë jetën fëmijëve të mi. Le të na përndjekin nga mbrapa. Lë të përndjekë gjithë miqtë e mi.