zoom

Politikë

Ahmetaj “dorëzon shokët”: Erion Veliaj të përgjigjet vetë, unë s’kam lidhje

Në vijim të intervistës lidhur me çështjen e inceratorëve Arben Ahmetaj ka thënë se ka pasur njohje vetëm me Mirel Mërtirin, ndërsa dy pronarët e tjerë të inceneratorëve nuk i ka njohur.

Ndërkohë ai është distancuar edhe nga përgjegjësia që kanë personat e tjerë, përfshi këtu edhe ish-deputetin Alqi Bllako dhe Erion Veliajn.

Pyetjes se Veliaj ka firmosur duke dhënë pëlqimin për inceneratorin e Tiranës pa pyetur më parë Këshillin Bashkiak, Ahmetaj tha se Veliaj duhet të përgjigjet vetë.

“Pyeteni vetë Veliajn, unë skam asnjë firmë”, tha Ahmetaj.