zoom

Politikë

“Ah robtë…”, Tahiri i PDK shan deputetët e Vetëvendosjes. Më pas kërkon falje

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka sharë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje gjatë seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës.

Tahiri dëgjohet duke thënë “hajde hajde ma shumë ma shumë, a robt jau….” dhe vazhdon t’i bjerë tavolinës me shishen e ujit.

Teksa kjo ndodhte mikrofoni i tij ishte i hapur.

Situata në Kuvend u përshkallëzua pasi opozita pengoi ministren e Drejtësisë Albulena Haxhiu të fliste. Ajo përmendi disa akuza për Hashim Thaçin, që sollën reagimin e Tahirit.

Deputeti më pas ka kërkuar ndjesë, duke thënë se ka sharë në nerva e sipër.

“Kushdo që ndjehet i ofenduar, i kërkoj falje. Dhe gjithë atyre që na kanë parë. Në asnjë rrethanë s’ka qenë me qëllim,” tha ai.