zoom

Lajme

Agron Llakaj tjetër dedikim prekës për bashkëshorten në 40-vjetorin e martesës: Festo me engjëjt…

Dy muaj më parë moderatori dhe aktori i Agron Llakaj humbi bashkëshorten e tij Kostandinën, pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë.

Ky moment i dhimbshëm ka prekur thellë jo vetëm Agronin, por edhe të gjithë ata që e ndjekin dhe e duan.

Ditën e sotme ata do festonin 40 vjetorin e martesës. Dhe Agroni e ka kujtuar edhe në mediat sociale me një dedikim të ndjerë.

“Sot do festonim 40-vjetorin e martesës, Kostandina ime. (Gon’Nina) sakrifikuam, vuajtëm, fituam, por Ti si marathonomaku, pas lajmit të fitores, ike. Festo me engjëjt, zemër”.

Edhe disa ditë më parë, aktori i humori preku me dedikimin e tij për bashkëshorten në dymujorin e largimit të saj nga kjo botë, duke kujtuar momentet më të bukura me të dhe faktin se i mungonte shumë, aq sa kur ulej në lokal porosiste gjithnjë dy kafe dhe kthente kokën pas me shpresën se Kostandina do vinte të ulej. /ZOOM.AL/

Postime të lidhura