zoom

Aktualitet

Agaçi del pas 4 orësh nga SPAK: Dhashë dëshmi për inceneratorin e Tiranës, në dispozicion të…

Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjëll Agaçi, ka dalë nga godina e SPAK pak minuta më parë, pasi qëndroi dhe u puet për të paktën 4 orë nga hetuesit.

Zyrtari i ekzekutivit ishte thirrur ditën e sotme nga prokurorët, që të jepte shpjegime rreth çështjeve nën hetim me ndjeshmëri dhe të denoncuara.

Pasi doli nga godina, në fjalën e tij për mediat, Agaçi tha se u thirr për Inceneratorin e Tiranës, ndërsa shtoi se të gjithë duhet të jenë në dispozicion të drejtësisë.

“U thirrja si person në dijeni për inceneratorin e Tiranës. Mendoj se ky nuk duhet të krijojë një lajm. Duhet të jemi në dispozicion të organeve të drejtësisë. Faleminderit!”, tha ai me pak fjalë.

Agaçi u përmend edhe në emisionin investigativ të RAI 3 për çështjen e marrëveshjes së emigrantëve Shqipëri-Itali si kumbar i saj apo për lidhjet me kontigjente kriminale të afruara pranë qeverisë dhe që shkaktoi polarizim të politikës në vend dhe jo vetëm.

Gjithashtu është lakuar edhe si nismëtar dhe promotor i projektit ndotës të 3 TEC-eve me mazut në zonën e Roskovecit, për të cilët banorër kanë zhvilluar protesta dhe e denoncuan si shkatërrues për jetët e tyre. /ZOOM.AL/