Aplikacion
Borrell tha se 27 vendet e bllokut evropian do të koordinojnë kontaktet e tyre me talibanët përmes një prezence të përbashkët të BE-së në Kabul për të mbikëqyrur evakuimet dhe për t’u siguruar që qeveria e re në Kabul do të përmbushë zotimet mbi çështjet e sigurisë dhe të drejtave të njeriut.
Ai shtoi se talibanët duhet të formojnë një qeveri përfshirëse dhe përfaqësuese, të lejojë qasje të ndihmës humanitare dhe të lejojë shtetasit e huaj dhe afganët në rrezik që të largohen nga vendi. “Ne kemi vendosur që të punojmë në mënyrë të koordinuar, të koordinojmë kontaktet tona me talibanët, përfshirë edhe përmes një prezence të përbashkët të Bashkimit Evropian në Kabul… nëse kushtet e sigurisë plotësohen”, tha Borrell gjatë një takimi me ministrat e Jashtëm të bllokut në Slloveni.
BE-ja gjithashtu do të kërkojë që të koordinojë angazhimin me partnerët në rajon për çështje të migrantëve dhe krimit të organizuar, tha Borrell.
Denoncimi i 5 viteve më parë, ish-kryebashkiaku Xhelal Mziu në SPAK. Deputeti: U pyeta për…