zoom

Bota

Afganistani dhe Pakistani goditen nga tërmeti fuqishëm, raportohet për 130 të vdekur

Një tërmet me magnitudë 6.1 ka vrarë të paktën 130 njerëz në Afganistan, thotë autoriteti i menaxhimit të fatkeqësive të vendit.

Tërmeti tronditi pjesën e Afganistanit lindor dhe pjesë të Pakistanit gjatë orëve të para të së mërkurës, tha Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS).

Numri i të vdekurve ka të ngjarë të rritet, thanë mediat.

Tërmeti goditi rreth 44 km (27 milje) nga qyteti i Khost në Afganistanin juglindor dhe ishte në një thellësi prej 51 km (31 milje), sipas USGS.

Lëkundjet u ndjenë në një distancë prej rreth 500 km (310 milje) nga rreth 119 milionë njerëz në Pakistan, Afganistan dhe Indi, tha Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane. /zoom.al/