zoom

Politikë

Afera “McGonigal”, Rama: Ja pse nuk shkoj në debat me opozitën

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në emisionin “Opinion” në Tv Klan për të folur mbi zhvillimet politike, por ku në focus do të jetë dosja “McGonigal”.

Duke iu përgjigjur pyetjes së Blendi Fevziu sepse ai nuk shkon në parlament për tu përballur me opozitën, ai tha se ka vendosur që të merret me më shumë punë sesa me fjalë.

“Unë pa dashje jam bërë shpesh pjesë e një debate shterp dhe kam vendosur që të mos e bëjë më këtë. Nuk dua të merrem më me një nivel të tillë që është shumë më poshtë nivelit të edukatës së familjeve dhe shoqërisë shqiptare. Unë do shkojë në parlament kur ta shikoj unë të arsyeshme”, tha Rama.