Aplikacion
Për t’u bërë sa më bindës këta mashtrues, që kanë ngritur me qindra qendra nëpër Shqipëri duke korruptuar policë e prokurorë, hapin faqe në internet për t’i bindur “klientët” se kanë kompani serioze.
Në këto faqe ka të dhëna me persona me identitet e foto të rreme, si drejtues kompanish, apo të dhëna të tjera, po të rreme, për aktivitetin e kompanisë.
Të puënsuarit janë djem e vajza të reja, të cilët marrin paga realitivisht të kënaqshme dhe stimulohen edhe me bonuse për çdo mashtrim që kryejnë. Punëdhënësit janë persona pa ndonjë aftësi të veçantë, por të vendosur për t’u pasuruar përmes mashtrimit. Mjaft prej tyre janë me precendetë penalë e të tjerë fshihen pas bizneseve të ndryshme.
Ata u sigurojnë të rinjve numra telefoni të mijëra qytetarëve në vende të ndryshme të Europës, kryesisht në Itali, Gjermani, Angli etj. Numrat blihen në tregun e zi, pasi janë siguruar nga kompani që mbledhin të dhëna personale të qytetarëve.
Shumica e këtyre të rinjve që punojnë në këto “call center” nuk arrijnë ta kuptojnë se personat që po mashtrojnë nga ana tjetër e telefonit të tyre janë familjarë, prindër të rinjsh si ata, të moshuar.
Por tani, ata që i drejtojnë këto qendra “call center” apo “bursat” siç quhet ndryshe, nuk do të jenë më të qetë.
Shumë nga personat e mashtruar në vendet e BE-së u janë drejtuar autoriteteve hetimore atje. Prokuroria Federale Gjermane po heton dhe ka kërkuar zyrtarisht bashkëpunimin e Prokurorisë së Tiranës. Në një letërporosi të mbërritur në Tiranë, gjermanët japin raste e shembuj se si qytetarët e tyre janë mashtruar. Janet Schafer, një e moshuar, ka humbur kursimet e saj prej 7,700 eurosh nga nëntori 2020 deri në janar 2021.
INTERNETI, ÇELËSI I SEKRETIT
Prokurorisë shqiptare i kërkohet t’i përgjojnë qendrat “call center” me metoda të ndryshme. Një prej tyre është gjurmimi i IP-ve, apo adresave që ka secili kompjuter. Ky operacion është jo i lehtë, pasi mashtruesit i ndryshojnë vazhdimisht IP-të me qëllim që të mos zbulohen. Por kur autoritetet kanë hetuar seriozisht, nuk asnjë nuk ka shpëtuar.
Me sugjerim të Gjermanisë, prokuroria shqiptare do kërkojë të dhënë nga kompanitë që furnizojnë Shqipërinë me internet. Atyre do t’u merren të dhëna mbi linjat e internetit që ndryshojmë më shpesh IP-të. Përmes tyre pritet që gjurmimi të jetë më i lehtë.
13 raste të këtyre qendrave të mashtrimit po hetohen nga SPAK. Disa struktura shtetërore kanë dërguar me dhjetëra raste për hetim. Por, siç shprehen për Zoom.al burimet brenda tyre, pas këtyre “call center” qëndrojnë persona të fuqishëm, me peshë në politikë.
SI TRANFEROHEN DHE SI PASTROHEN PARATË E MASHTRIMIT
Shumat që fitohen nga mashtrimi janë të mëdha. Secila qendër “call center” operon e pavarur. Secili nga “pronarët” ka mënyrën e tij të marrjes së parave. Sipas letërporosisë së ardhur nga Gjermania, shumat dëgohen në llogari bankare në vende Lituania, Turqia, Qipro e të tjera shtete ku sistemet bankare nuk kanë rregulla të forta në gjurmimin e parave të pista.
Që aty tërhiqen për t’u investuar në biznese të tjera, shumë prej të cilave janë fiktive dhe shërbejnë vetëm për të pastruar paratë.
PROKURORË, POLITKANË E POLICË TË PËRFSHIRË
Një deputet i Kuvendit të Shqipërisë e ngriti shqetësimin e mashtrimit me bursat në një nga seancat e parlamentit. Më vonë ai nuk e përmendi më këtë çështje. Dyshimet se mashtruesit kanë arritur të korruptojnë politikanë, prokurorë e policë janë të forta.
Shumë nga këto qendra operojnë prej vitesh në Shqipëri, kryesisht në Tiranë. Policia dhe Prokuroria janë vënë vazhdimisht në dijeni përmes institucioneve të tjera që hetojnë pastrimin e parave dhe krimin financiar. Por rastet e goditjes së mashtruesve me bursat kanë qenë sporadike dhe të papërfillshme, jo rastësisht. Situata pritet të ndryshojë me hetimin që po kryen Gjermania, e cila ka goditur qendra të ngjashme në vende të ndryshme, përfshirë edhe Kosovën, ku nën pranga përfunduan disa muaj më parë disa nga njerëzit që kanë vënë miliona euro pasuri përmes këtyre skemave. /Zoom.al
“Duhet të merrni vendime të vështira”/ Shenjat e horoskopit që do të përballen me sfida gjatë marsit