Aplikacion
Një aeroplan mallrash rrëshqiti nga pista në Aeroportin Ndërkombëtar të Hong Kongut në det në orët e para të mëngjesit, duke u marrë jetën dy anëtarë të stafit që ndodheshin në tokë.
Fluturimi EK9788 i Emirates po mbërrinte nga Dubai rreth orës lokale 03:50 kur doli nga pista dhe u përplas me një automjet patrullimi të aeroportit.
Dy personat brenda automjetit vdiqën, ndërsa katër anëtarët e ekuipazhit në bord të aeroplanit mbijetuan nga rrëzimi.
Autoritetet kanë nisur një hetim, ndërsa mbeten pikëpyetje në lidhje me rrugën që ndoqi avioni pas uljes.
Zyrtarët e aeroportit thanë se i kanë dhënë udhëzimet e sakta aeroplanit dhe se ka shenja në pistë për të udhëzuar aeroplanët.
Drejtori ekzekutiv i operacioneve të aeroportit, Steven Yiu, shtoi se makina e patrullës, në atë kohë, po udhëtonte në një rrugë jashtë rrethimit në një distancë të sigurt nga pista.
Aeroplani pasi doli nga pista, u përplas me gardhin e më pas me automjetin, duke e hedhur në det, shpjegoi Yiu.
“Normalisht, aeroplani nuk duhet të kthehet nga deti”, tha ai në një konferencë për shtyp disa orë pas incidentit, duke shtuar se aeroplani nuk dërgoi sinjal rreziku kur po ulej.
Zhytësit arritën të gjenin trupat e personave që ndodheshin në mjetin e patrullës në det. /Zoom.al
“ChatGPT më çoi në prag të vdekjes”, 55-vjeçari padit OpenAI për këshillat mjekësore