zoom

Slider

Adisi i ulet në gjunjë! Fifi merr propozimin për martesë në skenën e DWTS

Ajo tha “Po”! Fifi ka marrë propozimin për martesë në skenën e Dancing With The Stars, mbrëmjen e sotme.

Adis Patushi iu ul në gjunjë, pasi këngëtarja mbaroi performancën në spektalin ku edhe është konkurrente.

Të dy të emocionuar shpërthyen në lot në atë moment, teksa edhe Fifi u ul në mes të skenës.

“Po”, dëgjohet duke thënë Fifi, ndërsa audienca ka nisur të brohorasë dhe të duartrokasë

Fifi dhe ish-bashkëshorti i Adrola Dushit, janë prindër të një djali të quajtur Theo Mal, që erdhi në jetë më prill 2023.

Ndërkohë, Adisi ka edhe një djalë, Troin, me ish partneren e tij modele.