zoom

Aktualitet

Emri/ Abuzonte me vajzën prej moshës 11-vjeçare, arrestohet babai në Kavajë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kavajë, ku një 15-vjeçare ka denoncuar të atin se ka kryer marrëdhënie seksuale me të.

Adoleshenjta në denoncimin e bërë në polici ka deklaruar se i ati ka kryer marrëdhënie seksuale me të gjatë 4 viteve të fundit.

Pas denoncimit nga vajza, policia ka vendosur në pranga 48-vjeçarin Bledar Rako, banues në Golem, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.

Njoftimi i policisë:

Kavajë/ Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me vajzën e tij të mitur, në mënyrë të përsëritur, kapet dhe vihet në pranga 48-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, pas kallëzimit nga një shtetase 15 vjeçe, se babai i saj kishte kryer marrëdhënie seksuale me të, gjatë 4 viteve të fundit, menjëherë kanë organizuar punën për verifikimin e këtij kallëzimi dhe arrestimin e autorit.

Si rezultat i veprimeve të para hetimore, u vu në pranga shtetasi B. R., 48 vjeç, banues në Golem, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.

Vijon puna hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.