Aplikacion
Ajo do ishte në rolin e të intervistuarës dhe këtë herë do të ishin ata që do t’i bënin pyetjet që nuk kishin mundur gjatë herëve kur kanë qenë të ftuar.
Mes shumë pyetjeve, të cilave Bieta u dha përgjigje me shumë sportivitet, erdhi edhe një pyetje nga moderatorja Kostana Morava. Duke qenë se është në të njëjtat kushte si ajo, gjithashtu nënë e një djali, Kostana e pyeti moderatoren e “Ftesë në 5” si i kishte planet: Kur do bësh një fëmijë tjetër, të dytë? Do e bësh apo jo?”
E menjëhershme ishte përgjigjja e Bietës, pa shtuar nëse ka në plan apo nëse ka dëshirë që së shpejti ta shtojë familjen e saj:
“Zotohem që do përpiqemi më shumë…”, tha ajo me të qeshur duke lënë kështu të kuptohet se, kurdo që të vijë ky moment, me siguri, është i mirëpritur nga e gjithë familja e saj. /ZOOM.AL/
Rudina Dembacaj flet mes lotësh për divorcin: Gjykata është shumë e njohur për time bijë