zoom

Të gjitha

A janë Angelina Jolie dhe The Weeknd çifti më i ri në Hollywood?

Pas thashethemeve se Angelina Jolie dhe The Weeknd mund të kenë nisur një romancë të re së bashku, dyshja janë kapur sërish mat në një koncert privat në Los Angeles gjatë fundjavës.


Mediat e huaja kanë bërë publike fotot që tregojnë 31-vjeçarin që ndodhej pranë një turme ndërsa Jolie shihej krah dy fëmijëve të saj.

Dyshja e famshme që deri tani mendonim se s’kishin asnjë të përbashkët, në fakt janë parë duke darkuar në një restorant italian në Santa Monika, Kaliforni.
Megjithëse shijuan për orë të tëra darkën së bashku e biseduan gjerë e gjatë, ata dolën të ndarë nga restoranti për të mos ngritur ende dyshime për raportin e tyre.


Por, është tepër vonë! Të gjithë besojnë se pas këtij takimi fshihet një njohje e re, për të cilën duam të gjithë të mësojmë më shumë!

Teksa Jolie është single dhe merret ende me gjyqet e kujdestarisë së fëmijëve me ish-in, Brat Pitt, i ka dhënë një mundësi vetes me këngëtarin e “Blinding lights”.
Nga ana tjetër, The Weeknd po shijon kulmin e karrierës së tij dhe numëron hite, të cilave iu shtua edhe projekti i fundit me Doja Cat, i titulluar “You right”.