zoom

Lajme

A i ka kërkuar Romeo lidhje Erjolës? Reagon Donald Veshaj

Donald Veshaj reagoi pas deklaratës së Graciano Taganit se Romeo i ka shkruar dhe i ka kërkuar lidhje Erjolës.

Deklarata e Gracianos nuk u prit aspak mirë nga Erjola, e cila kërkoi edhe të dalë nga shtëpia, ndërsa diçka të tillë e ka mohuar edhe Romeo Veshaj.

Ndërkohë, vëllai i tij, Donald Veshaj e akuzon Gracianon se po krijon histori për të prekur finalen.

“Kanë maçin në bark. I ka dalë maçi ia ka ngrënë bluzën. Po ta shikoni gjysma e tyre e kanë bluzën e grisur. Për të qëndruar dy ditë më shumë, ose për të kapur finalen, se për fitore s’besoj”, tha Donald Veshaj në “Instagram”.